Ibrahimovic në telashe: Aksioner në kompani bastesh, rrezikon pezullimin

schedule15:54 - 14 Prill, 2021

schedule 15:54 - 14 Prill, 2021

Zlatan Ibrahimovic në telashe. Sulmuesi i Milanit ka thyer rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s, duke u bërë aksioner i një kompanie bastesh.

Suedezja Aftonbladet shkruan se bomberi i kuqezinjve zotëron 10% të aksioneve të Bethard.com, që ka selinë në Maltë.

FIFA dhe UEFA nuk lejojnë që futbollistët të kenë interesa financiare në kompani të këtij lloji. 39-vjeçari rrezikon që nga gjoba e deri te pezullimi.

Një moment jo për lojtarin viking, i cili u gjobit me 5 mijë euro dhe u pezullua me një ndeshje pas kartonin të kuq në takimin kundër Parmës. /abcnews.al