Ibrahimi: 12 maji dita më e bukur e jetës, gati të rikthehem te Partizani

schedule17:58 - 15 Maj, 2020

schedule 17:58 - 15 Maj, 2020

Labinot Ibrahimi kaloi gjashtë sezone te Partizani dhe ia doli të fitonte titullin kampion sezonin e kaluar. Mbrojtësi i majtë, një ndër lojtarët më të dashur të tifozerisë së kuqe, u rikthye te Prishtina verën e kaluar.

33-vjeçari dardan ndjen mall për “Demat e Kuq” në prononcimin e dhënë për “Fan Zone” në Supersport, aty ku rikujton titullin kampion. Ibrahimi është i gatshëm të rikthehet sërish në kryeqytetin shqiptar, por kjo nuk është në dorën e tij.

PARTIZANI – “Te Partizani kalova 6 vite shumë të bukura, familja e kuqe është e veçantë, por tani jam ambientuar edhe te Prishtina”.

TITULLI – “Kjo është data më e bukur për të gjithë njerëzit te Partizani. Të shpallesh kampion pas 26 viteve është shumë e bukur. Për mua ajo do jetë data më e bukur e jetës sime. Të them drejtën, ndjej keqardhje që e shikoj Partizanin në këtë gjendje”.

PENGU – “Pengu i vetëm ishte që të luaja atë ndeshjen e Superkupës, por u vendos shpejt e shpejt dhe nuk mund të bëja diçka tjetër pastaj”.

RIKTHIMI – “Do respektoj kontratën me Prishtinën, më pas do flas me drejtuesit e klubit. Nëse më jepet mundësia te rikthehem tek të kuqtë, do pranoja. Për momentin jam i fokusuar te Prishtina. Në jemi profesionistë dhe futbollit nuk i dihet. Nëse i plotësojnë kushtet, pse jo, por kjo është në dorën e drejtuesve, nuk është në dorën time”.

STËRVITJA – “Ne i kemi marrë të gjitha masat dhe jemi stërvitur në distancë. Unë gjithmonë kam luftuar për titull. Prishtina lufton për dy frontet. Prishtina është gjithmonë gati dhe pritet rinisja e kampionatit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!