Ibrahimaj prezanton paketën fiskale te “Ekonomia”: Reduktim të TVSH-së për imputet bujqësore

schedule09:56 - 2 Nëntor, 2021

schedule 09:56 - 2 Nëntor, 2021

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë, paketën fiskale 2022. Ibrahimaj theksoi ndër të tjera se kjo paketë parashikon reduktim të TVSH-së për imputet bujqësore. Gjithashtu, ministrja njoftoi 1 miliard lekë garanci sovrane për fermerët.

Ibrahimaj bëri me dije se paketa parashikon taksë 100 lekë për kg për importin e qumështit pluhur, me synim mbështetjen e fermerëve vendas.

“Parashikohet heqja e akcizës për lëndët djegëse për industrinë. Nga kjo skemë ka përfituar vetëm industria. Janë 11 subjekte përfituese nga kjo skemë. Efekti i parashikuar në buxhetin  e shtetit është 800 milion lekë.

Ndryshime për ligjin për taksat kombëtare. Taksa 1 qind lekë për kg për importin e qumështit pluhur. Synon mbështetje e fermerëve vendas. Me vendosjen e  takës parashikohen një efekt pozitiv për të ardhurat e shtetit me 100 milion lekë në vit. Kjo paketë është në proces të konsultimit. Uroj që paketa të miratohet,” tha Ibrahimaj ndër të tjera. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!