Ibrahimaj: Borxhi publik është 80%

schedule13:14 - 28 Tetor, 2021

schedule 13:14 - 28 Tetor, 2021

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj u shpreh në Kuvend se me 700 milionë eurot që pritet që Shqipëria të marrë nga eurobondi, borxhi publik pritet që të shkojë 80% e PBB-së.

Instrumenti pritet që të ketë një madhësi 700 milionë euro dhe me një maturim 7 deri në 10 vite na varësi të kushteve.

Borxhi pritet që të vijojë që të rritet në fund të vitit 2021 duke arritur në vlerën 80% të PBB i ndikuar nga eurobondi por edhe disbursimi i disa mbështetjeve buxhetore që janë në proces.

Sipas draft kuadrit, niveli i borxhit do i rikthehet rënies duke nisur nga viti 2022 dhe duke arritur 74.9% në fund të vitit 2025” tha ministrja./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!