Ibra trajner dhe 11 “përbindësha”, si rreshtohen më të mirët e Zlatanit

schedule21:29 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 21:29 - 27 Dhjetor, 2020

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milanin, ka dhënë një intervistë për Sportweek, rubrikë e Gazzetta Dello Sport. Suedezi ka folur për shumë gjëra dhe këtë herë ka vendosur të mos jetë egoist, duke përzgjedhur formacionin me lojtarët më të fortë pa vetën të përfshirë.

“Zgjedh 11 lojtarë për madhështinë dhe afeksionin që më kanë dhënë, ata që më kanë dhënë mua diçka. Ibra jo, do jem serioz. Buffon në portë. Më i forti. Kemi kaluar mirë te Juventusi. Ishte një ekip i veçantë, i pari i madh për mua. Të gjithë ishin me mua si unë tani me lojtarët e rinj të Milanit. Ata kishin shumë për të më mësuar dhe ishin një shembull për mua.

Maxwell e zgjedh në të majtë të mbrojtjes, ai është miku im. Pastaj, në qendër të mbrojtjes vëmë dy lojtarë kafshë si Nesta dhe Cannavaro. Me Fabion kam qeshur shumë, ai më merrte përreth Napolit me një skuter. Ishte i çmendur, por unë jam më shumë. Nuk kisha përvojë, Cannavaro dhe Thuram kishin shumë. Do kishte qenë bukur të luaja tani me ta, do ishte ndryshe.

Mbrojtës i djathtë, Maicon. Kur u transferua tek Interi ai nuk u konsiderua aq i fortë sa u bë. Pastaj Nedved, numri një. Ai më përmirësoi më shumë se kushdo tjetër, në kokë dhe në lojë. Kush shihja atë kuptoja se ajo që bëja nuk ishte mjaftueshëm dhe duhet të bëja më shumë. Nedved ishte makinë pune, ai punonte para, gjatë dhe pas stërvitjes.

Pastaj Vieira dhe Xavi. Barcelona ishte ekipi i fenomeneve. Gjashtë muajt e parë isha top, pastaj për shkak të trajnerit (Guardiola) nuk ishte mirë. Mund të vendos lojtarë me të cilët nuk kam luajtur? Ndoshta mund të vendosja Cafu në të djathtë të mbrojtjes.

Sulmi është i thjeshtë. Zidane si trekuartist. Kur hynte në fushë i bënte të gjithë të bëheshin Zidane. Ronaldo, Fenomeni, idhulli im, si dhe Maradona. Ai është më i forti të gjitha kohërave, ndaj e fus në formacion. Ai ishte edhe më i fortë se unë. Këtë herë unë jam trajneri dhe një ditë kushedi, ndoshta mund të jem vërtetë trajner”, është shprehur Zlatan. /abcnews.al