Ibra “tallet” me Beckham: Nuk është perfekt, dëgjonte… Justin Bieber

schedule11:20 - 22 Prill, 2020

schedule 11:20 - 22 Prill, 2020

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është rikthyer të flasë rreth aventurës së tij tek francezët e PSG-së. Suedezi arriti të fitojë çdo trofe në Francë, përveç prestigjit të Champions League. Ai gjeti aty kampionë si David Beckham, i cili ishte në fundin e karrierës së tij.

“Një ditë unë me disa nga shokët e ekipit po shikonim në celularin e David këngët që ai dëgjonte. Mbaj mend që kishte shumë këngë të Justin Bieber, vëllezërve Jonas dhe Selena Gomez”, kujton Ibrahimovic.

“Në fakt ne po prisnim disa grupe të lezetshme angleze rock dhe hip-hop. Ishte komplet e kundërta dhe mbetëm pak të habitur. Mesa duket Becks nuk ka shije të mirë në çdo fushë”, mbyll 38-vjeçari me shaka. /abcnews.al