Jose Mourinho është rikthyer në Itali pas më shumë se një dekade, kur fitonte tripletën me Interin dhe ngrinte futbollin italian në majë. Sfida e tij e re është Roma dhe në lidhje me këtë lëvisje ka komentuar edhe Zlatan Ibrahimovic.
Suedezi e vlerëson si pozitive ardhjen e Mourinhos në Serie A dhe këtë aventurë të re të portugezit e krahason me atë të tij te Milani.
“Është sfidë e madhe te Roma. Do i ndodhë e njëjta gjë si me mua te Milani, ata janë klub që nuk janë favoritë dhe nuk janë mësuar me një si Mourinho. Për këtë arsye do të jetë e bukur. Për më tepër Mourinho është personalzh. Ajo që thotë ai përhapet në gjithë globin.
Ardhja e tij është shenjë e mirë për Serie A. Milani dhe tifozët e merituan kualifikimin në Champions League. Unë doja të fitonim Serie A dhe ishim shumë afër. Ancelotti? Ka një sfidë të madhe te Real Madrid”, tregoi Ibrahimovic. /abcnews.al