Zlatan Ibrahimovic ka publikuar trailerin e filmit të rrugëtimit të tij nga fëmijë, deri në të tashmen, kur ai ka kapur majat dhe po shijon një fund të ëmbël karriere.
Përveç filmit, një tjetër lajm i madh për shqiptarët është se dy nga aktorët, që do luajnë Ibran janë shqiptarë. Andersson Bajraktari do të luajë Ibran nga mosha 7-13 vjeç.
I AM ZLATAN. THE MOVIE pic.twitter.com/AqqhhBjSkA
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) June 28, 2021
Granit Rushiti do luajë Ibran nga mosha 17-23 vjeç. Jakob Beckman dhe David Lagercrantz janë skenaristët e filmit, që quhet “Unë, Ibra”. /abcnews.al