Ibra në Sanremo, Pioli: Sfidë vetëm për kampionë si ai, mungon në 2 stërvitje

schedule15:50 - 24 Shkurt, 2021

schedule 15:50 - 24 Shkurt, 2021

Zlatan Ibrahimovic për herë të parë në jetën e tij do të provojë të jetë moderator i një spektakli në televizion. Ylli i Milanit do të marrë pjesë në Sanremo dhe tifozët e Milanit janë të shqetësuar për faktin se ai do të jetë i impenjuar atje, duke lënë disi pas dore skuadrën.

Por Pioli i qetëson tifozët dhe tregon planin e Ibras. Trajneri zbulon se Ibra do të mungojë në vetëm dy stërvitje në këtë javë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet, teksa shton se një lojtar i nivelit të Ibras nuk e ka problem këtë lloj presioni.

“Unë flas çdo ditë me Ibran çdo ditë dhe kemi vendosur për programin e javës. Ai nuk do të jetë në dy seanca stërvitore këtë javë, por do të jenë në dispozicionin tim për dy ndeshjet e ardhshme dhe nëse ka një kampion që mund të përballojë këtë presion, është vetëm ai. Ai vetëm përfiton nga ky presion”, u shpreh Pioli. /abcnews.al