Mino Riola zotëron të drejtat e shumë futbollistëve të famshëm dhe gjithmonë ka diçka për të thënë. Gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve “Golden Boy 2020”, agjenti i njohur është ndalur te situata e emrave si Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic, Matthijs De Ligt dhe Mario Balotelli, teksa e mbyll me një koment për Paolo Rossin.
Sot u nderua me ot u nderua me çmimin “Best European Player’s Agent” dhe normal që ndihet i lumtur. “Kënaqësi, më vjen mirë dhe ndihem krenar për lojtarët e mi”, deklaron Raiola, i cili nis të flasë edhe për Paul Pogba, me francezin që po luan sezonin e fundit me Manchester United.
“Paul e pret një e ardhme e shkëlqyer, por unë preferoj të fokusohem tek e tashmja. Shpreha mendimin tim kur thashë që epoka e tij te United është drejt fundit. Mendoj se isha shumë i qartë. Unë e kisha fjalën për një lamtumirë në fund të sezonit, futbollistët e mëdhenj nuk para lëvizin në janar.
Tra #Pogba, #Ibrahimovic e tanto altro. Parla Mino #Raiola, premiato al #GoldenBoy2020https://t.co/2wNm0MwZUH
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) December 14, 2020
Ibrahimovic? Nuk e kam parë kurrë të çlodhur, për mendimin tim mund të luajë edhe për 5 vite të tjera. Më pas mund të bëhet presidenti i një klubi ose i UEFA-s për të ndryshuar për mirë botën. Humbi kohë me dy vitet e kaluara në MLS.
Kam një raport super me të, duhet ta bëjmë të besojë se është më i bukuri dhe më i miri. Zlatan nuk është kaq i ashpër sa duket, ka një zemër të madhe“, deklaron Raiola.
De Ligt-Balotelli – “Matthijs është një lider i lindur, gjithmonë merr vendimet e duhura. Ka një të ardhme të shkëlqyer përpara. Balotelli mund të jetë thelbësor për Monzan, Galliani dhe Berlusconi presin ngjitjen në Serie A. Mario është pak mbrapa me përgatitjet, por është një shenjë e rëndësishme ta kesh në skuadër.
Paolo Rossi? Ka qenë një futbollist i një klasi të lartë, kishte klas edhe në sjellje. Paolo tregoi se Italia ka klas dhe është një vend i bashkuar. Botërori i fituar solli gëzim edhe lumturi edhe jashtë vendit”. /abcnews.al