Ibra humb derbin dhe rrezikon Lazion, sot vendoset për Ante Rebic

schedule12:46 - 4 Shkurt, 2022

schedule 12:46 - 4 Shkurt, 2022

Zlatan Ibrahimovic ka pak shanse të jetë gati për derbin kundër Interit. Sulmuesi suedez ka punuar vetëm në palestër dhe ka ende dhimbje në tendinën e Akilit.

Në Itali janë të bindur që Ibra nuk do të jetë nesër kundër Interit, madje ai rrezikon edhe ndeshjen me Lazion të mërkurën, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Sot të gjithë sytë i kanë nga Ante Rebic. Kroati ka një problem në kavilje dhe në seancën e sotme do të shikohet nëse mund të jetë gati për derbin, qoftë edhe si zëvendësues. / abcnews.al