Ibra gati, Pioli: Në Itali jemi të çuditshëm, Tonali dhe Donnarumma të pjekur

schedule14:43 - 16 Shtator, 2020

schedule 14:43 - 16 Shtator, 2020

Milani zhvillon ndeshjen e parë të sezonit nesër në mbrëmje (20:00). Kuqezinjtë do të përballen në Dublin ndaj Shamrock Rovers, duel për raundin e dytë të Europa League. Stefano Pioli ka dalë në konferencën për shtypin, duke folur për sfidën dhe gjendjen e ekipit.

Jemi të emocionuar për nisjen e sezonit të ri, duam të arrijmë në grupet e Europa League. Djemtë kanë pasur nevojë për pushime dhe preferuam t’u japim disa ditë më shumë. Do të luajmë shumë ndeshje në një kohë të shkurtër, por lojtarët ndodhen në gjendje të mirë mentale.

Kompeticionet evropiane janë gjithmonë habitati natyral i këtij klubi kaq të lavdishëm. Rikthimi në Champions është objektivi kryesor. Jemi gati, edhe pse e dimë se sa e vështirë do të jetë. Gjithsesi, duhet të fokusohemi te ndeshja e nesërme.

Shamrock? Janë një ekip intensiv dhe po paraqiten shumë mirë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar gjatë 95 minutave. Ibrahimovic është rikuperuar plotësisht. Është shumë mirë në aspektin mental dhe e shoh aktiv si gjithmonë.

Tonali? Sandro është një djalë i ri, por i pjekur dhe i gatshëm për të bërë mirë. Është shumë i lumtur që ka ardhur këtu. Vlerësim edhe për Donnarumman, për disponueshmërinë dhe atë që bën çdo ditë në Milanello, me dëshirë dhe pozitivitet.

Colombo zëvendësuesi i Ibrës? Në Itali jemi paksa të çuditshëm. Kur nuk i japim hapësira të rinjve, akuzojmë drejtuesit dhe klubin. Kur gjejmë të rinj premtues, nisim e kërkojmë për zëvendësuesit e tyre… Mendoj se jemi shumë të kompletuar në sulm“, deklaron Pioli. /abcnews.al