Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ibra është inspirim, vrapon si një futbollist që sapo ka nisur karrierën”

schedule20:47 - 23 Qershor, 2020

schedule 20:47 - 23 Qershor, 2020

Mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria, i ka thurur elozhe gjigantit suedez, Zlatan Ibrahimovic. Sipas Calabria, Ibra është inpsirim dhe një njeri shumë pozitiv në dhomat e zhveshjes.

“Ibra gjithmonë e ruan karakterin e tij të veccantë. Në dhomat e zhveshjes, na bën të gjithëve për të qeshur, është një njeri shumë pozitiv. Ai gjithmonë e ka dëshirën për të bërë më mirë, për të fituar edhe më shumë.

Mund ta kishte mbyllur karrierën e tij me kohë, por i pëlqen rivaliteti. Është gati gjatë gjithë kohës për të luftuar, për të goditur kundërshtarin e tij. Ai vrapon si një futbollist që sapo e ka nisur karrierën dhe është një inspirim”, tha Calabria për faqen zyrtare të Milanit./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!