Ibra drejt Serie A, Los Angelos e zëvendëson me “ish”-in e Interit

schedule11:55 - 3 Nëntor, 2019

schedule 11:55 - 3 Nëntor, 2019

Los Angelos Galaxy ka piketuar zëvendësuesin e Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesit suedez i përfundon kontrata me 31 dhjetor dhe e ardhmja e tij mund të jetë Serie A. 38-vjeçari është pranë rikthimit në kampionatin italian dhe afër firmës me Bolognën.

Klubi amerikan e ka gjetur pasuesin te Boca Juniors. Mediat argjentinase raportojnë se Los Angelos Galaxy pëlqen shumë Mauro Zarate. 32-vjeçari është aktivizuar më parë me klube si Lazio, Inter, Fiorentina dhe West Ham.

Teknika, driblimi dhe eksperienca janë pikat më të forta të Zarate, i cili është gati të transferohet në SHBA dhe të provojë emocionet e MLS. /abcnews.al

Mauro Zarate

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!