Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

IBAR merr miratimin final/ Çupi: Berisha me shokë ranë në panik kur e kuptuan se Shqipëria po shkon drejt BE

schedule18:26 - 22 Maj, 2026

schedule 18:26 - 22 Maj, 2026

TIRANË- 27 vendet anëtare të BE i dhanë vulën finale raportit “IBAR” për Shqipërinë, duke i hapur rrugë mbylljes së grupkapitujve në negociatat e integrimit. Kryeministri Rama thotë se tani nis faza më sfiduese, ndërsa të martën Shqipëria ulet në tryezën ndërqeveritare me BE.

Më tej, Rama pohoi se se Shqipëria është më pranë se kurrë me BE para anëtarësimit në 2030 dhe nuk ka asnjë plan B, veç familjes europiane.

Analisti i njohur Frrok Çupi , i ftuar në emisionin “Tirana Live” u shpreh se u desh kjo dekadë nën qeverisjen e kryeministri Edi Rama, që Shqipëria të ngrihet nga fundit i detit ku ishte deri dje, drejt ëndrrës më të madhe të kombit tonë: anëtarësimin në bashkimin Evropian.



Ai u shpreh kritik ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili sipas Çupit, ka hedhur baltë të vazhdueshme në rrugën e Shqipërisë drejt aspiratave perëndimore.

“Kemi qenë në një errësirë, në një dhomë të mbyllur në një situatë pa shpresë, kemi qenë në një situatë kur Brukseli dukej që nuk do mbërrihej kurrë. U desh kjo dekadë për të ngritur Shqipërinë për të ngritur nga fundi i detit për ta çuar në Evropë.

Berisha ka hedhur baltë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Ja ku jemi, dhe me vërtetë jemi në Evropë.  Kemi arritur në hapin e parafundit drejt Bashkimit Evropian.

Berisha dhe shokët e vet, të cilët sapo kuptuan se Shqipëria po shkon drejt BE ranë në panik. Janë shfaqje të panikut se pse Shqipëri po shkon në Evropë. Kanë luftuar me mjetet më të pista, që Shqipëria të mos shkojë në Evropë. Sot jemi në prag të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Ai analizoi dhe procesin e 23 majit në Partinë Demokratike, ku Sali Berisha do të sfidojë veten për postin e kryetarit të partisë, pasi nuk lejoi askënd tjetër të hynte në garë për ta rivalizuar. Sipas Çupit, Sali Berisha është një fatkeqësi e kombit tonë në aspektin politik, ndërsa shtoi se aktet e tij e turpërojnë vendin.

“Sali Berisha është fatkeqësi e kombit tonë në aspektin politik. Politikisht është një gjë që e turpëron vendin. Ai është një regjim politik i shtrembër, i dëmshëm. Saliu në fund, Shqipëria në krye”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!