IAEA, shumë pranë marrëveshjes me Rusinë për vizitën në Zaporizhzhia

schedule13:36 - 25 Gusht, 2022

schedule 13:36 - 25 Gusht, 2022

Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha për kanalin francez France 24 se së shpejti mund të jetë në gjendje të vizitojë centralin bërthamor të Ukrainës Zaporizhzhia, aktualisht nën kontrollin rus.

“Ne jemi shumë, shumë pranjë një marrëveshje me Rusinë,” tha Grossi të enjten.

Më herët sot, Grossi u takua me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris. Ministrat e mbrojtjes franceze dhe ruse biseduan për termocentralin bërthamor, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!