Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) për luftën në Ukrainë i ka bërë thirrje Rusisë t’i japë fund të gjitha veprimeve kundër termocentralit bërthamor Zaporizhia.
“Këshilli i ka bërë thirrje Federatës Ruse të heqë dorë nga pretendimet e saj të pabaza për pronësinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhias, të tërheqë menjëherë forcat e saj ushtarake dhe personelin tjetër nga termocentrali dhe t’i japë fund të gjitha veprimeve kundër dhe brenda termocentralit bërthamor, si edhe kundër çdo objekti tjetër bërthamor në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.
/abcnews.al