Ia uron festën e Bajramit edhe kryeministrit? Si përgjigjet Dritan Leli

schedule12:30 - 20 Korrik, 2021

schedule 12:30 - 20 Korrik, 2021

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ishte sot i pranishëm në festën e Myftinisë për Kurban Bajramin në këtë qytet.

“Dua të uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar Kurban Bajramin, atyre që janë nga Vlora dhe që jetojnë në Vlorë. Mbi të gjitha do të doja të uroj të gjithë ata besimtarë myslimanë të cilët kanë ardhur të pushojnë në Vlorë,” uroi Leli besimtarët.

Pyetur nga mediat nëse urimi i kësaj feste shkon dhe për kryeministrin Rama, Leli u shpreh se ia uron kujtdo dhe absolutisht edhe kryeministrit Edi Rama. “Absolutisht po,” tha kryebashkiaku, duke mos u zgjatur më tej.

Ndrëkaq, falja e Bajramit është drejtuar nga kreu  i Myftinisë së  rrethit Vlorë Armand Asllani  i cili në fjalën e tij para besimtarëve u ndal te rëndësia e kësaj feste për mbarë myslimanët. Kreu i Myftinisë së rrethit  Vlorë, Armand Asllani , në fjalën e tij theksoi  dhe  kërkoi  më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!