Ia kujtoi Grenell, të gjitha rastet kur Albin Kurti doli kundër presidentëve amerikanë

schedule08:32 - 9 Shtator, 2020

schedule 08:32 - 9 Shtator, 2020

Albin Kurti, pothuasje gjatë gjithë karrierës së tij politike, ka kundërshtuar kërkesat që vinin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai doli kundër fjalëve të George Bush për pakon e Ahtisaarit,  ka kundërshtuar Presidentin Barack Obama me gaz lotsjllesës në parlament për demarkacionin, dhe tani po e kundërshton edhe presidentin Donald Tump për taksën, gjithashtu ka dalë kundër edhe ndaj marrëveshjes që u nënshkrua me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, për normalizimin e raporteve Kosovë- Serbi nën praninë e Trumpit

Kurti dje tha se posa të kthehet si kryeministër i Kosovës, ai nuk do të respektojë marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka thënë se kur partia e tij të kthehet në qeverisje, nuk do të respektojë marrëveshjen, pasi që ajo është nënshkruar nga një kryeministër jo legjitim, gjë e cila ka marrë një përgjiigje shumë të ashpër nga Grenelli, emisari amerikan i Trumpit.

Grenell ka shkruar se një gjë është e sigurt, se Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të llogarisni që Albin Kurti të jetë kundër Shteteve të Bashkuara. Ai ishte kundër ideve të Obama’s, si dhe ato të Bushit. Simbolizmi nuk paguan qiranë; vendet e punës e bëjnë“, ka shkruar Grenell në Twitter

Se për cilat raste e pati fjalën Grenell, Gazeta Metro ua sjellë më poshtë:

Ish-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti  i njohur për qëndrimet e tij kundërshtuese ndaj bashkësisë ndërkombëtare, gjatë karrierës së tij 30 vjeçare në politikë ka qenë kundër thirrjeve të SHBA’ve.

Kurti ishte kundër George Bushit, kur ky i fundit mbështeste konferencën e Vjenës dhe pakon e Ahtisaarit, për të cilën Kurti kishte thënë se e zbeh Pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj. Kurti gjithashtu ishte treguar shumë dyshues ndaj deklaratave, të Presidentit amerikan George W. Bush, i cili me 10 qershor të vitit 2007 kishte treguar se çështja e shpalljes së Pavarësisë ishte vetëm çështje kohësh

“Mjaftë është mjaftë. Kosova është e pavarur”, kishte deklaruar Bush gjatë vizitës së tij në Tiranë pak muaj para 17 shkurtit 2008, kur  u shpallë Kosova Republikë, ndërsa për Kurtin kjo qe deklaratë boshe.

“Bushi nuk dha asnjë afat, dhe këtu unë jam pak skeptik”, kishte komentuar deklaratën e tij, Albin Kurti. Për më tepër, Kurti nuk ishte as i bindur se SHBA’të ishin të gatshme ta njihnin realitetin e atëbotë shtetit më të ri.

Ndërsa, Kurti ishte kundër edhe Presidentit Obama, për qëndrimin afirmativ të Presidentit për demarkacionin në shtatorit 2015, shkruan Gazeta Metro.

Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi kishte marrë mbështetjen amerikane. Marrëveshja u cilësua historike nga ana e presidentit të atëhershëm amerikan, Barack Obama gjatë takimit që i kishte rezervuar ambasadores së të Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

“Nënshkrimi i marrëveshjes historike për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi me 26 Gusht, demonstroi edhe më tutje përcaktimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vendosmërinë tuaj, që çështjet rajonale të adresohen në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit”, kishte thënë Obama.

Ndërsa, Kurti kishte adresuar kërcënime në drejtim të Qeverisë, duke thënë se marrëveshje për Demarkacionin ka vdekur dhe si e tillë nuk bën të ringjallet.

“Ajo marrëveshje ka vdekur dhe ne nuk lejojmë ringjalljen e saj”, kishte deklaruar Kurti.

Tani, edhe kur vetë pas shumë sakrificave erdhi në pushtet duke udhëhequr qeverinë, Albin Kurti ka të njëjtat qëndrime kundër amerikanëve. Kurti sa ishte kryeministër kundërshtoi Presidentin amerikan, Trump në lidhje me taksën.

Kurti ka paraqitur planin e tij për heqjen e taksës. Ai ka njoftuar se më 15 mars të ketij viti do të hiqej taksa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Ai ka thënë se nëse Serbia ndalë fushatën për çnjohje dhe zotohet për heqjen e barrierave jotarifore, nga 1 prilli, taksa do të hiqet prej një periudhe prej 90 ditësh. Nëse Serbia nuk i përmbahet këtyre zotimeve, sipas Kurtit, nga 15 qershori, do të rivendoset taksa 100 për qind dhe do të zbatohet parimi i reciprocitetit.

Ky plan i Kurtit është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara. Ambasadori Grenell, menjëherë pasi Kurti paraqiti planin e tij për heqjen e taksës deklaroi se kryeministri i Kosovës bën gabim serioz, pasi sipas tij, kërkesa e SHBA’së është që tarifat të hiqen plotësisht./db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!