“Ia hodha më në fund”, trajneri i Italisë mposht koronavirusin

schedule18:55 - 20 Nëntor, 2020

schedule 18:55 - 20 Nëntor, 2020

Roberto Mancini rezultoi pozitiv me Covid-19 më 6 nëntor dhe prej asaj date qëndron i izoluar. Trajneri i kombëtares italiane humbi 3 sfidat e muajit nëntor; miqësoren ndaj Estonisë dhe dy duelet e Nations League me Poloninë dhe Bosnjën.

Të kaltrit i fituan të tri ndeshjet dhe siguruan vendin e parë në grupin 1 të Ligës A në Nations League. Një ecuri që lumturon trajnerin dhe tifozët e shumtë, teksa 4 herë kampionët e botës kanë arritur 17 fitore dhe 5 barazime në 22 përballjet e fundit.

Mancini ka marrë një tjetër lajm pozitiv ditën e sotme. Përgjigja e tamponit të radhës ka dalë negative, lajm që 55-vjeçari ka dhënë në një prononcim për Gazzetta dello Sport. “Jam shëruar përfundimisht, përgjigja e tamponit doli negative ditën e sotme“, deklaroi Mancini. /abcnews.al