Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ia dola, tani do të rimarr fuqitë”! Zëdhënësi i policisë mposht covidin, tani kap të Lleshajt

schedule19:59 - 16 Nëntor, 2020

schedule 19:59 - 16 Nëntor, 2020

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullai ka arritur që të mposhtë koronavirusin, pasi u infektua. Në një postim në Facebook ai tregon sfidën me virusin, ndërsa thotë se është infektuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ardi Bita.

Më në fund ja dola të triumfoj edhe mbi armikun global COVID-19. Sonte nëprmejt këtij statusi s’do përcjell punën time sa e si punoj, por ky status ka kuptimin e jetës, besojeni kush s’e ka kaluar këtë të mallkuar virus që triumfi mbi të është sikur zoti të dhuron një jetë të dytë.

Mikun tim Ardi Bita i cili më mbështeti derisa sëfundmi u infektua dhe vetë. I uroj me zemër shërim sa më të shpejtë. Tashmë dita ditës sa të rimarr fuqitë e humbura dhe në start pasi detyra më thërret.

Mbani maskën, ruani distancimin social e mbani higjenë personale, s’është shaka më besoni. Po të zbatojmë këto e të mbeshtesim njëri-tjetrin, me humanizëm e dashamirësi, sigurisht që ja dalim mbi çdo të keqe” shkruan ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!