Një kambist në qytetin e Sarandës është grabitur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:45. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr. 4 Kodër të qytetit bregdetar.
Sipas informacioneve të para, një person i maskuar i zuri pritë kambistit Ibrahim Didani rreth 70 vjeç në hyrjen e pallatit dhe sapo ka tentuar të hyjë në ashensor e goditi duke i rrëmbyer një shumë parash prej 500 mijë lekë të reja.
Policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat, duke bërë edhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën përreth./ db/ Abcnews.al