Finalja e Conference League që do të zhvillohet në Tiranë, ku do të ndeshen Roma me Feyenoord në 25 maj, ka kthyer gjithë vëmendjen e mediave europiane nga Shqipëria.
Gazeta prestigjoze italiane “Tuttosport” ka bërë një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili ka folur për këtë eveniment të veçantë ku për herë të parë një stadium shqiptar do të presë një finale futbolli të nivelit europian.
Por përveç Conference League, Rama ka folur dhe për ekipin e tij të zemrës, që është skuadra italiane e Juventusit.
Gjatë intervistës kryeministri Rama nuk e ka fshehur aspak zhgënjimin për largimin e yllit të Juventusit Paolo Dybala, i cili këtë të diel do të luajë ndeshjen e fundit për skuadrën bardhezi.
“Ai kurrë nuk arriti të ishte ai që të gjithë ne mendonim se ishte. Ndoshta ka të drejtë që thotë se është mbivlerësuar”, deklaroi Edi Rama.
OPor kryeminsitri shqiptar është ndalur dhe tek lamtumira e kapitenit të Juventusit Giorgio Chiellini, i cili do të lërë futbollin pas 17 sezonesh të nivelit të lartë me Juventusin.
Kryeminsitri shqiptar ka shkuar shumë larg në vlerësimin për mbropjtësin e Juves, duke thënë se nëse ai do të ishte ai kryeministër i Italisë do ta bënte Chiellinin ministër.
“Po të isha Draghi (kryeministri italian), do t’i propozoja Ministrinë e Rinisë. Në mirëbesim të plotë Chiellini do t’i jepte brezit të ardhshëm përgjegjësinë e mbrojtjes së vlerave”, u shpreh Rama.
/Abcnews.al/