I zhgënjyer nga emigrimi, investon në bujqësi, Adriatik Lami: Kam hapur një fermë, jam i kënaqur

schedule19:36 - 24 Nëntor, 2024

schedule 19:36 - 24 Nëntor, 2024

Për Adriatik Lamin nga fshati Kovashicë pranë Maqellarës emigrimi nuk ishte siç e kishte menduar. Pas disa vitesh punë në Itali vendosi të kthehet në vendlindje dhe të investojë në bujqësi.  Në fermën e tij të vogël mbarështon lopë dhe dele.

Prej tyre thotë se nxjerr të ardhura të mjaftueshme për familjen.

“Na lindi ideja se shkuam në kurbet. Atje duhet të punosh me orë të zgjatura. Të shfrytëzojnë ata italianët, ne ashtu nuk na pëlqen, kemi ma interes të vijmë ne vendin tonë. Punojmë këtu, jemi vetë që i menaxhojmë këto punë.  Marrim viça i rrisim, marrim lopë i mjelim, qumështin e çojmë atje ku duhet me e ç’u e kemi dalë më të kënaqur. Kur kanë nevojë fshatarët për mish, e therim. Ata janë të kënaqur me mishin tim, unë marrë djersën time”, shprehet ai.

Të shumtë janë të kthyerit në fshatin e lindjes. Banorët tregojnë për fermat që po ngrihen e tokën prodhuese

“Maqellara është Myzeqeja e dytë. Toka është shumë prodhuese. Kam nja dy lopë me kaluar kohën. Pak konsumoj e pak e tregtoj, bëj bylmet. 25 vjet me kurbet. Ma mirë këtu në fshat se jashtë shtetit”, thotë ai.

Kovashica është vetëm një prej fshatrave të Maqellarës. Zonë kjo që për shkak të pozicionit gjeografik njihet dhe si “hambari” i Dibrës.

/abcnews.al/