I vuri zjarrin pyllit në Seman, arrestohet 61-vjeçari

schedule08:51 - 10 Tetor, 2020

schedule 08:51 - 10 Tetor, 2020

Policia e Fierit ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi akuzohet për krime mjedisore. Siç njoftojnë blutë e Fierit, në pranga ka rënë S. M., 61 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier.

Arrestimi i tij është bërë pasi ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli në fshatin Grykë, Seman.

Po ashtu, nga hetimet e kryera rezulton se 61-vjeçari është autor i dyshuar dhe për ngjarjen e datës 03.10.2020, ku në fshatin Grykë, ka djegur një siperfaqe prej rreth 30 ha me bimësi të ulët dhe pisha.

Njoftimi i policisë:

I vuri zjarrin mjediseve pyjore, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, pasi është marrë njoftim në sallën e komandimit se kishte rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Grykë, Seman, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë i mundur kapja dhe arrestimi ne flagrancë i shtetasit S. M., 61 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier.

Arrestimi i këtij tij u bë pasi ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli në fshatin Grykë, Seman.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera, rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar dhe për ngjarjen e datës 03.10.2020, ku në fshatin Grykë, ka djegur një siperfaqe prej rreth 30 ha me bimësi të ulët dhe pisha.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!