Zjarri përfshiu një kullotë në fshatin “Arshi Lengo” në Gjirokaster paraditen e kësaj të diele. Dy zjarrefikese ndërhynë duke shmangur flakët që të mos përhapeshin në zonën e banuar.
Pas përpjekeve të ekipeve, zjarri u shua plotësisht, ndërsa policia e Gjirokastrës ka shoqëruar një person, i cili ka në pronesi parcelen në të cilen u rregjistrua vatra e zjarrit.
Mendohet se shkak për këtë vatër të ketë qenë pakujdesia gjate punimeve me saldime që po kryheshin për profilet metalike të ndertimit të një stalle.