I vuri zjarrin Ksamilit, arrestohet 25-vjeçari

schedule09:54 - 31 Korrik, 2021

schedule 09:54 - 31 Korrik, 2021

Sarandë- Është arrestuar autori i zjarrvënies në Ksamil.

Mësohet se ai është një 25-vjeçar banues në Ksamil, dhe mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte.

Zjarri u përhap me shpejtësi ndërsa lajmi u përhap edhe në mediat greke.

Njoftimi i policisë:
Vijon puna për vënien përpara përgjegjsisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore.
Arrestohet një 25-vjeçar, për zjarrëvënie në Ksamil.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/