I vuri gjobë 10 mijë euro një biznesi/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim ish-shefin e narkotikëve në Durrës

schedule11:53 - 4 Shkurt, 2025

schedule 11:53 - 4 Shkurt, 2025

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-shefin e narkotikëve ne Policinë e Durrësit Gazmir Preçi.

Ai u arrestua në gusht të vitit të kaluar, pasi i kërkoi pronarit të një lokali 10 mijë euro për të lejuar muzikë live.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas përfundimit të hetimeve paraprake për procedimin penal nr.170 të vitit 2024, ka paraqitur më 03.02.2025 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të të pandehurit:

Gazmir Preçi, punonjës i policisë së shtetit, ish shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Në përfundimin e hetimeve ka rezultuar se i pandehuri Gazmir Preçi i ka kërkuar dhe marrë një shumë monetare në vlerën 10,000 (dhjete mijë) euro shtetasit B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj.

Hetimet e këtij procedimi u kryen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.”, thekson SPAK.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!