I vuri flakën shkurreve, një person në Pogradec rrezikon jetën nga zjarri, dërgohet për mjekim në spital

schedule13:45 - 18 Shtator, 2021

schedule 13:45 - 18 Shtator, 2021

Një vatër zjarri e vënë në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, i ka rrezikuar jetën një banori në fshatin Çervenakë në Pogradec. Policia njofton se ai ka pësuar djegie trupore dhe tashmë është dërguar në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërkohë ndaj tij ka nisur edhe një procedim penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Pogradecit për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin H. P., banues në fshatin Çervenakë, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas duke djegur me zjarr një sipërfaqe me bimësi në pronësi të tij, ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar”, thuhet në njoftimin e policisë. m.v/abcnews.al