Policia në Fier ka vënë në pranga dy persona që i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz. Nga hetimet rezulton se dy të arrestuarit janë autorë edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan.
Bëhet e ditur se 49-vjeçari Arben Muskaj dhe 41-vjeçari Zarif Muska, banues në Afrim i Ri i kanë vënë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz më 6 gusht. Për pasojë, është djegur një sipërfaqe prej 4 hektarësh me shkurre e pisha.
Kurse, zjarrin në pyllin e fshatit Kreshpan ata e kanë vënë më 28 korrik.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim. s.b/abcnews.al/