I vunë tritolin tre ditë më parë, Finem publikon foton e Sadikajt dhe tregon raportin mes tyre

schedule14:04 - 14 Qershor, 2022

schedule 14:04 - 14 Qershor, 2022

Tre ditë më parë, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, humbi jetën gjatë një atentati me tritol. Ai ishte pronar i resortit “Sancho Farm Albania”, ku sipas ekstraktit të nxjerrë nga QKB-ja, ky subjet është regjistruar në janar të këtij viti.

Gjithashtu, Sadikaj kishte një pasion shumë të madh për kuajt, të cilin e praktikonte në fermën e tij.

LEXO EDHE: Detaje të reja për 27-vjeçarin që u vra me tritol, zbulohet shoqëria me reperët e njohur dhe pasioni për kuajt

Sakaq, 27-vjeçari kishte miqësi me disa nga reperët e njohur. Njëri prej tyre është edhe Finemi, i cili ka reaguar për humbjen e mikut të tij. Ai ka postuar një voto të Sadikaj krah së cilës shkruan: “Pushofsh në paqe vëlla!”

Kujtojmë se nga shpërthimi Sadikaj humbi dy gjymtyrët e poshtëm dhe u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti që të mbijetonte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!