Shefi i Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati ka reaguar për herë të pari pasi i vunë tritol në banesë. Ai ka mohuar një konflikt të mundshëm duke thënë se di se kush e ka bërë. “Nuk kam asnjë konflikt me askënd. Nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, ka thënë ai pas ngjarjes në orët e para të mëngjesit.
Nga shpërthimi ka pasur dëme të shumta materiale. Për mediat foli dhe babai i tij, Gjergj Shpati, i cili u shpreh se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së djalit. I ati tregoi gjithashtu se në banesën tre katshe jetojnë tre familje me 17 anëtarë dhe se të gjithë kanë qenë aty kur ndodhi shpërthimi.
LEXO EDHE: VIDEO/ Shpërthimi i tritolit në banesën e shefit të Krimeve në Shkodër, pamje nga vendi i ngjarjes
“Ishim 17 vetë. tre familje deri në kat të tretë. Ishte i fuqishëm. Ka shkatërruar çfarë ka qenë. Ka dëme në dritare, dyer, fasada, makina. Nuk e di se pse ka ndodhur. Kam qenë në gjumë. Mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës sepse ne nuk kemi ngatërresa me askënd. Nuk i kam borxh kujt. Kërkojmë që shteti të bëjë punën”, tha i ati.
“Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, ka njoftuar policia. /abcnews.al