I vunë tritol banesës/ Avokatja zbulon dosjen e fundit që gjyqtari kishte në shqyrtim: Mesazh për të gjithë ata që janë pjesë e drejtësisë

schedule22:40 - 29 Prill, 2024

schedule 22:40 - 29 Prill, 2024

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës në qytetin e Shkodrës. Gjyqtarit Tonin Stërkaj i vendosën lënë eksplozive në portën e e banesë dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Gazetarja Anduena Llabani dhe avokatja Enida Bozheku treguan në emisionin “360 Gradë”, disa nga pistat, që dyshohen se mund të kenë lidhje me ngjarjen. Sipas tyre, dosja e fundit që Stërkaj ka pasur në shqyrtim është ajo e rektores së Universitetit të Shkodrës, e cila akuzohet për marrjen e shumave të caktuara nga studentët për t’i kaluar në provime.

Sakaq, Llabani ka theksuar se Stërkaj njihej ndryshe dhe si ‘gjyqtari i plepave’ për shkak se ishte bërë gjyqtar me anë të një kursi 6-mujor që kishte kryer.

 “Së fundmi, ka patur dosjen e një drejtoreshe të rektoratit të universitetit të Shkodrës, Suzana Golemit.

Ky gjyqtar është ‘gjyqtar i plepave’ thonin, domethënë kanë kryer një kurs 6-mujor për t’u bërë gjyqtar sepse në atë kohë e kanë bërë trajnimin në ‘Zonën e plepave’ në Durrës.

Gjithashtu, nuk dihet nëse ky gjyqtar ia ka del vetë të jetë në fund të procesit të vettingut apo është një rastësi. Kjo është një tjetër çështje”, tha ndër të tjera Llabani.

“Suzana Golemi akuzohet për korrupsion, por nuk mendoj që është vetëm kaq. Kuptohet që është një mesazh për të gjithë ata që janë pjesë e drejtësisë. Është duke u parë i gjithë historiku i gjyqtarit që ai është marrë. Mendoj që është diçka më e thellë së zonja Golemi dhe pse as ky rast nuk përjashtohet”, u shpreh Bozheku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!