Getoar Hoxha me profesion stomatolog dhe Rina Satah çiu ekonomiste, janë një ndër çiftet më të bukur, që ‘kanë djegur’ rrjetin me dasmën e tyre. Kjo pasi Rina ishte një nuse me atlete dhe Getoari ka kënduar për herë të parë si dhëndër.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë zbuluar pse zgjodhën që dasmën ta bënin pas 10 vitesh lidhje. Sakaq, kanë theksuar që atë mbrëmje vendosën ta shijojnë në maksimum dhe kjo është reflektuar dhe te të ftuarit.
“Rina i ka thyer rregullat e nuses, ka hyrë me atlete. Ne kemi vendosur të martohemi pas 10 vitesh, se kemi pritur një moment ku jemi shumë rehat me njëri-tjetrin, edhe disa rehati të tjera në jetë. Kemi qene të dy të përkushtuar me punë. Studimet e mia kanë qene shumë të gjata. Kemi pasur qejf të jemi më stabil dhe pastaj me ardh dasma si një kulminacion i asaj që kemi krijuar gjatë këtyre 10 viteve. Prandaj, jam shumë i lumtur që vendosëm që dasmën ta bëjmë tani dhe jo në një moment tjetër”, u shpreh Getoar.
“Si unë, si Geti, kemi vendosur që këtë natë ta shijojmë në maksimum dhe normal që kemi pasur mbështetjen e të gjithëve dhe shoqërisë. Kështu që këtë mbrëmje nuk kemi për ta harruar kurrë sepse e kemi shijuan në maksimum. Mendoj që dhe mysafirët e kanë parë energjinë tonë”, tha Rina./abcnews.al