“I vramë për një kafe muhabet tek klubi i lagjes”, Braçe: A e mban dot këtë barrë gjithë jetën?

schedule20:19 - 23 Nëntor, 2020

schedule 20:19 - 23 Nëntor, 2020

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për situatën e koronavirusit në vend.

Teksa i bën apel qytetarëve të respektojnë masat e koronavirusit, Braçe shkruan se deri më tani vendi po i reziston një mbyllje tjetër, por çdo qytetar duhet të tregohet i përgjegjshëm.

Braçe shkruan se papërgjegjshmëria po godet të pambrojturit, ndërsa shkruan: “Po ua mbyllim jetën pa e merituar aspak këtë qe po u bëjmë me harresën ndaj tyre.

Me papërgjegjshmërinë tonë që godet më të pambrojturit! A e mban dot këtë barrë kaq të rëndë për gjithë jetën? E kishim në dorë ti shpëtonim, por i vramë për një kafe muhabet tek klubi i lagjes!”

Statusi:

ME RENDE E ME VESHTIRE SE SOT,

NUK KA QENE ASNJEHERE NE 9 MUAJ!

A DO REAGOJME APO

DO I LESHOHEMI SEMUNDJES?

Gjithcka e kishim dhe e kemi ende

NE ne dore;

E di qe eshte e veshtire keshtu,

por DUHEN KUFIZUAR PATJETER TAKIMET JASHTE SHTEPIE!

Vec punes me masat e njohura te sigurise-Maske, Distance, Higjene,

cdo gje tjeter duhet kufizuar;

Kemi refuzuar mbylljen,

cfare skemi thene kunder saj,

po i rezistojme nje mbylljeje te re tani,

ama vete, secili prej nesh,

duhet te bej te tijen:

TE MBROJ VETEN DUKE KUFIZUAR TAKIMET, PREZENCEN NE KAFE, KLUBE, RESTORANTE, QENDRA TREGETARE, PAZARE ETJ;

Keshtu mbron edhe familjen, prinderit, femijet, te afermit!

Shiheni numrat;

Mosha me e prekur tani eshte

65-74 vjec!

Prej nesh qe duhet te kujdesemi per ta, prej nesh qe hyme e rrime kudo e percjellim infeksionin ne shtepi, tek ta!

PO UA MBYLLIM JETEN PABE MERITUAR ASPAK KETE QE PO U BEJME ME HARRESEN NDAJ TYRE,

ME PAPERGJEGJSHMERINE TONE QE GODET ME TE PAMBROJTURIT!

A e mban dot kete barre kaq te rende per gjithe jeten?;

E kishim ne dore ti shpetonim por i vrame per nje kafemuhabet tek klubi i lagjes!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!