Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për vjedhje.
Sipas njoftimit të bluve, 27-vjeçari J.C, 27 vjeç, banues në Vorë dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen, nga qafa, shtetasit O. S.
Në vijim, shtetasi A. S. (babai i O. S.), me vetëgjyqësi, ka goditur me grushte 27-vjeçarin, si dhe ka dëmtuar nga pakujdesia, automjetin e parkuar të një shtetasi tjetër.
Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Vorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/