I vodhi çantën dhe celularin një turisteje angleze, arrestohet 27 vjeçari në Himarë

schedule12:43 - 9 Shtator, 2024

schedule 12:43 - 9 Shtator, 2024

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Himarës për vjedhje.

Sipas policisë, i riu nga Korça i ka vjedhur çantën dhe celularin një shtetasje angleze.

“Komisariati i Policisë Himarë arrestoi në flagrancë shtetasin P. Sh., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 07.09.2024, në Potam, dyshohet se i ka vjedhur çantën dhe celularin një shtetaseje angleze. “, thotë policia./abcnews.al