Një 19-vjeçar ka bërë çmos për të kapur hajdutët që i vodhën shtëpinë në Nafplio të Greqisë.
Me duar të lidhura nga pas dhe lakuriq ( i veshur vetëm me të brendshme) 19-vjeçari ka vrapuar në rrugët e qytetit për të kapur hajdutët, teksa bërtiste për ndihmë.
Siç raportojnë mediet greke, dy hajdutët kishin hyrë mëngjesin e 3 gushtit në apartamentin e 19-vjeçartit, i cili ishte në shtëpi bashkë me prindërit në gjumë.
Klikoni këtu për te pare videon
Hajdutët kanë hyrë dhe i kanë lidhur, për të vjedhur apartamentin në rehatinë e tyre. Por nuk morën parasysh heroi që 19-vjeçari fshihte brenda, i cili me të ikur hajdutët, pavarësisht se ishte i lidhur dhe pa rroba i ndoqi nga pas rrugëve të qytetit.
“Doja ta çoja gjënë deri në fund, nuk doja t’i lejoja asnjë hapësirë që të shpëtonin nga policia”, ka thënë 19-vjeçari për mediet greke.
Mësohet se njëri nga hajdutët u rrëzua teksa po përpiqej të largohej. Ai pësoi atak kardiak dhe aktualisht ndodhet në spital, ndërsa hajduti tjetër u arrestua nga policia greke.


