I vodhën para një personi nën kërcënimin e thikës, pranga dy të rinjve në Vlorë

schedule10:12 - 8 Nëntor, 2023

schedule 10:12 - 8 Nëntor, 2023

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje. Dy të rinjtë, 16 dhe 18 vjeç, i morën me forcë një shumë parash pronarit të një tabakinoje duke e kanosur me thikë. Dy të arrestuarit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje.

Në kërkim është shpallur një 15 vjeçar. i cili ka pasur dijeni për këtë krim por nuk ka kallëzuar, dhe gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash në një market në Vlorë pak ditë më parë. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!