Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj që i vodhën me dhunë varësen një gruaje. Njoftohet se të arrestuarit janë O. H., 18 vjeç, dhe K. H., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Më 8 korrik është bërë denoncimi në polici nga gruaja që iu vodh varësja. Sipas dëshmisë së saj, dy të rinjtë ia vodhën varësen te zona e Astirit. Pasi ia vodhën zonjës, 18-vjeçari dhe 24-vjeçari e kishin shitur varësen në një argjendari në qytetin e Lezhës.
Për rastin u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe pronari i argjendarisë, shtetasi I. G., 39 vjeç, banues në Lezhë. /abcnews.al/