Një burri të moshuar i kanë grabitur makinën bashkë me një valixhe që kishte brenda në Romë, Itali. Në valixhe ndodheshin rrobat dhe disa analiza të cilat ai i kishte bërë gati për t’u shtruar në spital, sipas mediave italiane.
Ai shkroi një letër ku madje ofroi 1000 euro shpërblim për atë që do t’ja kthente valixhen.
“Dje pasdite ma vodhën makinën pikërisht këtu. Dua vetëm valixhen e mbushur me rroba dhe analiza diagnostike për shtrimin në spital. Ofroj 1000 euro,” shkroi ai.
Letrën e shkruar ai e ngjiti pikërisht në vendin ku i grabitën makinën me shpresën se dikush apo grabitësi do ta shikojë e do ti kthejë të paktën valixhen.
Si ndodhi ngjarja?
“Unë jam nga Avellino, sapo kisha mbërritur në Romë për të parë vajzën time. Gjithçka ndodhi në një çast, në orën 16:30 dhe po bëhesha gati të nxirja gjërat nga makina, kur shoh që ajo ishte zhdukur.
Menjëherë mendova për valixhen, pasi në të kisha kontrollet që kisha bërë për muaj me radhë.
Për mua vlen një thesar dhe për këtë vendosa të ofroj një shpërblim për ata që më ndihmojnë ta gjej,” tha ai.
/abcnews.al