I vihet tritoli lokalit të kunatit të Florenc Çelës në Radhimë

schedule07:30 - 19 Maj, 2022

schedule 07:30 - 19 Maj, 2022

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Radhimë të Vlorës, ngjarje e ndodhur rreth orës 02.30. Në lokalin që mban emrin “Odeon 2”, si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Sasia e lëndës shpërthyese dyshohet të jetë rreth 500 gram dhe ishte vendosur në kolonën kryesore të lokalit.

Siç duket edhe nga pamjet, dëmet janë të konsiderueshme kryesisht në zonën e kuzhinës por edhe në pjesën e restorantit.

Në momentin e shpërthimit, katër punonjës ndodheshin në pjesën pas kuzhinës, por për fat të mirë nuk janë lënduar. Lokali është në pronësi të Gjik Novruzit, por i është dhënë me qira Sadrit Shabanit nga Elbeasani që e menaxhonte. Ky i fundit kishte disa muaj që e kishte marrë biznesin me qira. Policia ka qenë gjatë natës në vendngjarje dhe në mëngjes kanë mbërritur edhe forcat anti-eksploziv nga Tirana.

Ndërkohë, në pyetje është marrë  Sadrit Shabani i cili është kunat i Florenc Çelës. Ai është marrë në pyetje për një ngjarje ne Elbasan.

Njoftimi i policisë:  

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë,Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuare eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

./abcnews.al/