I është vënë tritoli banesës së Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë, Alfred Vogës.
Mësohet se tritoli fatmirësisht nuk ka shpërthyer ndërsa ka qenë vendosur në pjesën e jashtme të banesës së Vogës.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se kjo është hera e dytë që kësaj familje i vendoset tritol. Ndërkaq nëna e Alfredit në një prononcim jashtë kamerave ka thënë se nuk i kanë borxh njeriu.
Raportohet se ka qenë vetë Voga që ka konstatuar tritolin dhe ka njoftuar policinë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit. e.l/abcnews.al/

