I vihet zjarri magazinës me jonxhë në Vlorë, dy makina zjarrfikëse në luftë me flakët

schedule21:20 - 22 Tetor, 2021

schedule 21:20 - 22 Tetor, 2021

Një zjarr i qëllimshëm është vënë mbrëmjen e sotme në një magazinë për ruajtjen e jonxhës në Vlorë.

Dy makina zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nga pamjet e siguruara nga ABC në vendin e ngjarjes, duket se zjarri është i përmasave të mëdha.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për të bërë të mundur izolimin e tyre në mënyrë që të mos rrezikohen banesat pranë godinës. m.v/Abcnews.al