Automjetit të një efektivi të Forcave Shqiponja në Lezhë i është vënë flaka. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në momentin që makina ka qene e parkuar në afërsi të Komisariatit të Policisë.
Policia ka shoqëruar një person. Gazetari Gjergj Figuri raporton se bëhet fjalë për një person me probleme të shëndetit mendor. Gazetari raporton gjithashtu se policia dyshon se makina të ketë marrë flakë nga një shkëndije elektrike, megjithatë do të këqyren kamerat e sigurisë për më shumë detaje.
“Policia duket se ka ndryshuar versionin dhe dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Këto janë të dhënat e para dhe ka kamera sigurie që mund të identifikojnë nëse ka qenë vërtetë një zjarrvënie apo mjeti mori flakë në parking. Hetimet po kryen për të identifikuar shkaqet e djegies së makinës së policisë”, raportoi gazetari Gjergj Figuri./abcnews.al