I vihen prangat Saimir Tahirit, sa vite do të vuajë në burg ish-ministri

schedule17:32 - 4 Shkurt, 2022

schedule 17:32 - 4 Shkurt, 2022

Ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri është dënuar me 5 vite burg. Vendimi është marrë nga Apeli i GJKKO, të cilët vendosën 5 vite heqje lirie për ish-ministrin e Brendshëm, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite burg.

“Për shkak të kompleksitetit iu desh një kohë më e gjatë, gjykata vendosi pasi dëgjoi palët, lënien në fuqi të gjykatë së shkallës së parë burg për Saimir Tahirin me 3.4 vite burg”, tha gjykata.

Saimir Tahiri do të dalë me pranga në duar nga salla e gjyqit. Ish-ministri i Brendshëm do të shkojë tashmë në qelitë e paraburgimit dhe më pas do vuaj dënimin me burg.

Gjatë leximit të vendimit gjyqtari tha se provat e ofruara nga prokuroria konfirmojnë lidhjen e tij me grupin e Habilajve, i cili u mor me transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.

“Për shkak të kompleksitetit iu desh një kohë më e gjatë, gjykata vendosi pasi dëgjoi palët, lënien në fuqi të gjykatë së shkallës së parë burg për Saimir Tahirin me 3.4 vite burg”, tha gjykata.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit të formës së prerë, Tahiri duhet të shoqërohet që sot nga policia në një burg të sigurisë së ulët. Ish-ministri i Brendshëm e priti me buzëqeshje vendimin e gjykatës duke shkëmbyer batuta me avokatin e tij Maks Haxhia.

Lexo edhe: Dosja e drogës, flet ish-shoqëruesi i Tahirit: Punoj në ndërtim, do të dorëzohem, nuk kam frikë

Ndërkohë që pritet firmosja e vendimit dhe ekzekutimi i tij nga policia, Tahirit i është lejuar të bëjë vetëm një telefonatë dhe më pas do të dërgohet me makinë policie në burg.

Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkoi 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Prokuroria e akuzoi Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn.

Tahiri mund të bëjë nga nesër rekurs në Gjykatën e Lartë, por sot i duhet të shoqërohet në paraburgim. /abcnews.al/