I vetmi që zgjodhi Fifin në “The Voice”, Sidrit Bejleri tregon për çfarë është penduar

schedule10:51 - 12 Mars, 2022

schedule 10:51 - 12 Mars, 2022

Ndoshta nuk ju kujtohet, por Fifi ka konkuruar në “The Voice of Albania” në vitin 2011.  I vetmi që u kthye në audicionet e fshehura për të ishte këngëtari Sidrit Bejleri.

Megjithëse, rrugëtimi i Fifit nuk zgjati shumë në këtë spektakël, duket se Sidriti është penduar që ajo e eleminua.

Ai është shprehur se nuk duhet ta kishte vendosur përballë konkurentit tjetër, Lundrim Paçukun, i cili shkoi deri në finale.

“Ishin kaq të drejtë, të sinqertë, sa doja të përplasja ata që ishin [më të ngjashëm]. Jam ndjerë shumë keq kur i përplasa, se ka qenë dueti ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’ që u ngrit salla [në këmbë]. Mund të bënte rrugë me tepër Fifi. Ajo dukej. Unë ia kam thënë që ‘artistllikun’ e kishte në gjak, pavarësisht se një 17-vjeçareje mund t’i tolerohen disa luhatje të intonacionit”, u shpreh Bejleri në  “Ëndërrtjerrësit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!