I vetmi personazh i famshëm që Tina Turner ra në dashuri

schedule15:15 - 25 Maj, 2023

schedule 15:15 - 25 Maj, 2023

Këngëtarja e “Queen of Rock’n Roll” dhe “What’s Love Got To Do with It”, Tina Turner ishte njësoj si shumica prej e njerëzve të thjeshtë kur bëhej fjalë për të dashur dikë të famshëm.

LEXO EDHE: Kush ishte legjenda e muzikës Tina Turner: Triumfi i shpirtit mbi rrethanat e palakmueshme të jetës

Muzikantja e lindur në Tenesi, e cila u bë e famshme me bashkëshortin Ike në vitet 1960 me hitet si “Proud Mary” dhe “A Fool in Love”, por më vonë la marrëdhënien abuzive për të ndjekur karrierën. “Unë e kam dashur gjithmonë Mick Jagger. Më pëlqeu kur bënim turne me Rolling Stones.“, tha ajo për The Guardian. I referohej kohës së hapjes për turneun e Rolling Stones në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1966.

Turner, vdiq në moshën 83-vjeçare, pas një beteje të gjatë dhe të mundimshme me shëndetin e saj. Vitet e fundit, ajo bëri një jetë shumë të izoluar. Ylli i Rock & Roll Hall of Fame, i cili e përshkroi veten si “të hapur, të gjallë, argëtuese” në intervistë, njihet si gruaja që e mësoi Mick Jagger të kërcente. Jagger dhe Turner njihen edhe për performancën e tyre në Festivalin Live Aid, ku këngëtari anglez grisi fundin e Turner në skenë.

“Ne kurrë nuk kemi fjetur bashkë, sepse mendoj se ai më shikonte si model në një farë mënyre”, vazhdoi ajo. “Mick donte të kërcente dhe unë isha një balerin, por ai kurrë nuk e vlerësoi! Ai tha se nëna e tij e mësoi se si të kërcente. Por ne punuam me të në dhomën e zhveshjes, unë dhe vajzat, dhe e mësuam”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!