I vetmi koment që Mbreti Charles ka bërë në “The Crown”

schedule19:16 - 26 Shtator, 2022

schedule 19:16 - 26 Shtator, 2022

Sezoni i ri i The Crown pritet të ketë premierë më 9 nëntor dhe episodet e reja të Netflix do të trajtojnë ndarjen e princit të atëhershëm të Charles nga Princesha Diana.

Një burim i lartë i pallatit, sipas Telegrafit, tha se seriali është një dramë dhe jo një dokumentar. Me rastin e episodeve të reja, pritet që fansat e serialit të trazojnë të kaluarën e Mbretit Charles në lidhje me divorcin e tij me Princeshën Diana me të cilën ka djemtë, Princin William dhe Princin Harry.

Edhe pse Mbreti Charles nuk ka komentuar kurrë publikisht për The Crown, politikani skocez Anas Sarwar ka treguar se në një bisedë private që kishte me monarkun britanik, ai i kishte thënë: “Ai erdhi dhe tha: Më vjen mirë që të njoha. Nuk jam aspak afër mënyrës se si më portretizojnë në Netflix. Mendova se do të ishte shumë interesante se si dikush e përshkruan veten.”

Camila kishte bërë një shaka me aktoren Emerald Fennel e cila e interpretonte atë në The Crown në një event që ishte zhvilluar në Clarence House. Gjatë ngjarjes, Camila kishte thënë: “Për mua është qetësuese të di se nëse vdes ndonjëherë, alter egoja ime televizive është këtu për të marrë përsipër. Pra, Emerald, bëhu gati.’

Thuhet se Mbretëresha ishte duke parë serialin televiziv. Aktori Matt Smith kishte thënë: “Kam dëgjuar që Mbretëresha e shikonte serialin në një projektor çdo të dielë mbrëma”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!