I vetmi anëtar i familjes mbretërore që postoi foto me Herrin gjatë kurorëzimit

schedule13:11 - 9 Maj, 2023

schedule 13:11 - 9 Maj, 2023

Kurorëzimi i Mbretit Karl dhe Mbretëreshës Kamila monopolizoi interesin e shtypit ndërkombëtar gjatë fundjavës. Princesha Eugenia në llogarinë personale në Instagram ka bërë një postim lidhur me kurorëzimin e xhaxhait të saj. “E djeshmja do të thoshte shumë për mua dhe jam e sigurt se do të kishte për të gjithë ata që e shikuan. Çfarë feste magjike e Mbretit Karl dhe Kamilës. Dita ishte një pasqyrim i përkushtimit të tyre ndaj vendit tonë”, ka shkruar Princesha Eugenia. Mesazhi i saj u shoqërua me foto të ditës historike.

Dy foto tregojnë Princin Harry duke qëndruar pas saj dhe burrit të saj Jack Brooksbank brenda Westminster Abbey. Shfaqja e Princit Harry në postimin e saj ndau fansat mbretërorë. “Faleminderit për mbështetjen e Harry-t dhe familjes së tij”, “Sa mirë që ju dhe Jack e mirëpritët Harry-n dhe u ulët me të“, thuhej në disa nga komentet. Por kishte nga ata që shprehën mendimin e kundërt. “Pse duhet ta mirëpresin? Tragjike ajo që bëri për paratë”, “Duket si një humbës dhe patetik”, “Harry dhe Meghan kanë qenë kaq të vrazhdë me familjen mbretërore. Ata duhet të ndalohen. Nuk mund t’u besohet më”./abcnews.al

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!